Një situatë e tensionuar shpërtheu të mërkurën pasdite në një shkollë në provincën jugore të Tajlandës, Hat Yai, ku një person i armatosur mori peng një numër të panjohur nxënësish dhe mësuesish, raporton Reuters.
Sipas burimeve lokale, autori është 18-vjeç dhe ka hapur zjarr, duke plagosur të paktën dy persona dhe duke marrë peng një punonjëse të shkollës. Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të rikthyer situatën nën kontroll.
Ngjarja është duke u ndjekur në kohë reale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin zonën përreth shkollës.









