Kylian Mbappe vazhdon të mahnisë botën e futbollit jo vetëm me trofe dhe gola, por edhe me statistika unike. Një analizë e fundit zbulon se sulmuesi francez, në moshën 27-vjeçare, ka shënuar gola në çdo minutë të një ndeshjeje, përveç minutave të 27-të dhe të 72-të.
Kjo statistikë tregon vazhdimësinë dhe instinktin e jashtëzakonshëm realizues të Mbappe, i cili gjen rrjetën nga minutat e para deri në kohën shtesë (90’+), duke e bërë atë një nga sulmuesit më të rrezikshëm në çdo moment të lojës.
Aftësia për të shënuar në çdo fazë të ndeshjes, pavarësisht presionit apo situatës, e vendos Mbappe në një kategori të veçantë futbollistësh, duke e bërë talentin francez një fenomen që sfidon statistikat dhe rekordet.









