Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar parashtrimet në seancën paraprake që lidhet me çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të përfshirë në të njëjtin procedim penal.
Gjatë seancës, prokurori i çështjes kërkoi zyrtarisht që të pestë të pandehurit të dërgohen për gjykim, duke theksuar se hetimet kanë prodhuar prova të mjaftueshme për ta çuar dosjen në shqyrtim në themel.
Në vijim, para trupit gjykues ka marrë fjalën edhe vetë Ilir Meta, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” prej më shumë se një viti, duke shënuar një tjetër zhvillim të rëndësishëm në këtë proces me peshë politike dhe ligjore.









