SPAK drejt arrestimit të Ballukut — më 23 shkurt vendoset fati i imunitetit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës kërkohet arrestimi.

Mbledhja do të drejtohet nga Niko Peleshi, ndërsa pritet të vendoset nëse do t’i hapet rrugë procedurës penale ndaj saj.

Balluku dyshohet për disa vepra penale të lidhura me abuzime në projektet e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.