Kryeministri Edi Rama deklaroi se çështja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të trajtohet fillimisht në Kuvend dhe vetëm më pas do të procedohet me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Ai theksoi se rasti konkret është aktualisht në shqyrtim parlamentar dhe mazhoranca do ta trajtojë me përgjegjësi institucionale. Sipas tij, pasi Parlamenti të shprehet për imunitetin, atëherë do të hidhen në votim ndryshimet ligjore.
Rama shtoi se ndryshimet nuk lidhen drejtpërdrejt me rastin konkret dhe se detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e duhur, pas përfundimit të procedurave përkatëse.









