Kryeministri Edi Rama deklaroi se ministrja Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, por ai ka vendosur ta refuzojë në çdo rast.
Sipas Ramës, hera e parë ndodhi në momentin kur ndaj saj u ngrit akuza, hera e dytë pas vendimit për pezullim dhe hera e tretë pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për çështjen.
Kreu i qeverisë theksoi se, pavarësisht situatës, ai nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministres.









