Një moment afrimi mes Kristit dhe Mirit pas nominimit fiktiv, që përkohësisht nxori këtë të fundit dhe Brikenën jashtë shtëpisë, u kthye shumë shpejt në një përplasje të ashpër mes tyre.
Fillimisht Kristi tregoi se kishte besuar se marrëdhënia mes tyre po përmirësohej dhe se Miri kishte reflektuar, por më pas e akuzoi hapur për strategji dhe manipulim brenda lojës.
Ai deklaroi se rivali i tij ka ndërtuar skema duke përdorur marrëdhënie personale, madje duke përfshirë edhe familjen, dhe e cilësoi lojën e tij si të pandershme. Sipas Kristit, kjo sjellje tregon se Miri ka shkuar shumë larg për të qëndruar në garë.
Miri reagoi menjëherë duke kundërshtuar akuzat dhe duke kërkuar sqarime për deklaratat e rënda, ndërsa debati mes tyre u tensionua edhe më shumë.
Kristi e mbylli përplasjen duke thënë se për të, loja e Mirit brenda shtëpisë ka përfunduar dhe se ai nuk i beson më.









