Myrto Uzuni drejt rekordit në Austin – sulmuesi i Kombëtares shënon 10 gola

Sulmuesi i Myrto Uzuni, i Kombëtares shqiptare, ka arritur shifrën e 10 golave të shënuar me klubin amerikan Austin FC, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e ekipit që arrin këtë nivel.

Uzuni realizoi golin e tij të parë të sezonit ndaj Minesotës, në ndeshjen që përfundoi baras 2-2. Nëntë golat e tjerë i kishte shënuar gjatë vitit 2025. Rekordin aktual të klubit e mban Maksi Uruti me 11 gola në 64 ndeshje, ndërsa Uzuni ka në total 35 paraqitje me Austin që nga viti 2021 dhe ka mundësi të thyejë këtë rekord.

Sulmuesi shqiptar ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të vitit 2027. Gjatë merkatos së dimrit, Uzuni ishte pranë një transferimi te Trabzonspor, por palët nuk arritën marrëveshje për kushtet financiare.

Uzuni vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës në MLS dhe synon të vendosë një rekord të ri personal dhe të klubit.