MARREVESHJA/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vdekur

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të ri të trupave të ushtarëve të rënë në luftë, njoftoi të enjten kreu i ekipit negociator rus, Vladimir Medinsky.

Sipas tij, Ukraina ka marrë trupat e 1.000 ushtarëve të rënë ukrainas, ndërsa Rusia ka marrë trupat e 35 ushtarëve të vet. Ky shkëmbim vjen pas atij të mëparshëm më 29 janar, kur Rusia i dorëzoi Kievit mbi 1.000 trupa në këmbim të 38 ushtarëve të rënë rusë.

Medinsky shpjegoi se shkëmbimet kryhen sipas marrëveshjeve të Stambollit të vitit 2025 dhe janë pjesë e një praktike të vazhdueshme të shkëmbimeve midis Moskës dhe Kievit, përfshirë edhe të burgosurve, me ndërmjetësimin e Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-së.

Sipas Komisioneres së të Drejtave të Njeriut të Rusisë, Tatyana Moskalkova, gjatë vitit 2025 mbi 1.800 ushtarakë rusë janë kthyer nga robëria ukrainase përmes këtyre shkëmbimeve.