SULM MBI DREJTESINE/ Rama anatemon prokurorët: “Fletë-arrestet bëhen si bileta teatri, nis lëvizje sportive për mandatin e SPAK”

Kryeministri Edi Rama në një takim parlamentar të zgjeruar ka kritikuar prokurorët e SPAK, duke i akuzuar se kanë nisur një “garë sportive” për mandatin e ardhshëm.

Sipas Ramës, numri i fletë-arresteve të lëshuara është i lartë dhe shpesh pa bazë, duke i krahasuar ato me “bileta teatri”. Kryeministri theksoi se disa çështje që gjykata trajton nuk janë penale, ndërsa raste të tjera, si ai i Durrësit, janë hetuar në gjendje të lirë, por fletë-arrestet u lëshuan gjithsesi.

“Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori,” tha Rama, duke kritikuar njëkohësisht “zhurmën e bombave artizanale” dhe veprimet e disa prokurorëve.