“Lindja e Mesme po kthehet në unazë zjarri” – Erdogan reagon ashpër ndaj konfliktit SHBA–Izrael–Iran: Rrezikon të përfshijë gjithë rajonin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit mund ta “shndërrojë rajonin në një unazë zjarri”.

Në deklaratën e tij, Erdogan kritikoi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit të një shteti. Megjithatë, ai e konsideroi të papranueshme edhe kundërpërgjigjen e Iranit me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit.

Presidenti turk bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme diplomatike, duke theksuar se vetëm dialogu dhe angazhimi ndërkombëtar mund të parandalojnë një konflikt të gjerë rajonal dhe pasoja të rënda për stabilitetin global.