Kongresi amerikan në ankth! – Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për skandalin seksual Epstein

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary, janë futur në qendër të një hetimi të zjarrtë të Kongresit lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein! Pas muajsh refuzimesh dhe tensioni që ka ndezur debat politik, çifti legjendar ka rënë dakord të dëshmojë, duke trazuar politikën amerikane dhe duke hedhur hije mbi emrin e tyre.

Kjo do të jetë hera e parë në histori që një ish-president amerikan do të paraqitet përpara një paneli të Kongresit që nga Gerald Ford në 1983. Megjithëse Clinton ka mohuar gjithmonë dijeninë për abuzimet e Epstein dhe thotë se ndërpreu kontaktet 20 vite më parë, regjistrat e fluturimeve dhe fotot që dolën në media e vendosin ish-presidentin në qendër të një hetimi që mund të trondisë gjithë Uashingtonin.

Komiteti mbikëqyrës, i udhëhequr nga republikanët, e ka paralajmëruar çifti për pasoja ligjore nëse pengojnë hetimin, ndërkohë që oferta për një intervistë katër-orëshe të Bill Clinton ka ngritur dyshime se ai mund të përpiqet të shmangë pyetjet e ndjeshme.

Ndërsa asnjëri prej Clinton nuk është akuzuar zyrtarisht për shkelje, prania e tyre në Kongres është një moment historik dhe sensacional – një përballje që mund të ndryshojë narrativën mbi një nga skandalet më të mëdha të elitës amerikane!