Deputetët demokratë dhe socialistë shkëmbyen batuta pikante gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku diskutohej projekti për ligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.
Sajmir Korreshi, duke përshkruar situatën në burgje, ironizoi: “Disa hanë karkaleca, të tjerët bukë të mykur… Disa kanë palestër, të tjerët flenë me turne. Në një dhomë me 8 vetë flinin 12. Luanin me letra për të liruar krevatet.”
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi, sugjeroi të shkonin bashkë për të parë situatën: “Të shkojmë të inspektojmë, të shohim nga afër.”
Korreshi nuk e la pa ironizuar: “Të këshilloj të mos shkosh… Ik vetëm ti më mirë, nuk më do njeri mua atje.”
Një moment që tregoi më shumë sesa thjesht një debat ligjor – një doze të fortë cinizmi dhe realitet të përditshëm të sistemit të burgjeve, gjithçka në pak minuta dialogu parlamentar.









