E RENDE/ 64-vjeçari në Korçë vetëhidhet nga kati i dytë i banesës – ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Pasditen e 23 shkurtit, një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 17:00. Shtetasi me iniciale A. P. u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.