Gjatë seancës për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi nisi leximin e mbi 200 faqeve me prova dhe dokumentacion për të kundërshtuar akuzat, por u ndal për terminologjinë që përdorte ndaj prokurorëve.
Malltezi i referohej prokurorëve si “prokurorë politikë”, duke akuzuar për ngritje të një akuza politike, ndërsa gjykata ndërhyri duke i kërkuar t’u drejtohej atyre thjesht si “prokuror”. Ai gjithashtu paraqiti pretendime për të shkuarën e prokurorit Arben Kraja dhe emërimin e Enkeleda Millonait në SPAK. Millonai ndërhyri duke sugjeruar që të mos dalë jashtë kornizës së akuzës dhe të drejtohet për çdo pretendim tek organet përkatëse.
Seanca vijon ndërsa gjykata kërkon që të gjitha palët të respektojnë rregullat e gjykimit dhe terminologjinë zyrtare.









