Në orën 10:00 të paradites së së premtes, kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit qeveritar në Kryeministri, një mbledhje që zgjati vetëm 30 minuta. Ndryshe nga sa ishte njoftuar, ministrja e shkarkuar Elisa Spiropali, si dhe Pirro Vengu dhe Belinda Balluku, nuk morën pjesë.
Ky ishte takimi i fundit i tyre si ministra në tryezën e qeverisë, pas ndryshimeve të shpallura mbrëmjen e së enjtes nga Rama. Marrëdhënia mes kryeministrit dhe Spiropalit ka pësuar “krisje”, dhe gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama i shprehu në sy pakënaqësitë e tij Spiropalit.
“Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme! Ne duhet të jemi bashkë,” tha Rama, duke shtuar më tej: “Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit,” duke iu referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.









