BASHKEQEVERISJA/ Diplomati i promovuar nga Berisha, Ferit Hoxha u emërua nga Rama në vend të Spiropalit – ish-ministri Besnik Mustáfaj uron ish-vartësin

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke emëruar Ferit Hoxha si Ministër i Punëve të Jashtme në zëvendësim të Elisa Spiropali.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i uroi Hoxhës suksese në detyrën e re. Ai theksoi se shpreson që një nga aktet e para e Hoxhës si ministër të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, ligj që, sipas Mustafajt, godet integritetin e trupës diplomatike të Shqipërisë.

“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës. Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament,” shkruan Mustafaj.