Punimet në aksin rrugor Librazhd–Korçë do të sjellin ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ka njoftuar devijimin e lëvizjes për drejtuesit e mjeteve.
Gjatë intervaleve të përcaktuara kohore, rruga do të jetë e pakalueshme, sidomos për mjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë arsye, pikat e kalimit kufitar janë vënë në dijeni, me qëllim informimin paraprak të drejtuesve që lëvizin në këtë segment.
Përjashtim nga bllokimi do të kenë vetëm:
- autoambulancat
- mjetet zjarrfikëse
- mjetet e Policisë
Si rrugë alternative për mjetet e vogla do të shërbejë aksi:
Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Shërbimet e Policisë do të jenë në terren për të menaxhuar trafikun, garantuar rendin dhe sigurinë rrugore, si dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve.
Policia Rrugore e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, respektim të sinjalistikës dhe udhëzimeve të efektivëve, si edhe për të shmangur lëvizjet e panevojshme gjatë orareve të bllokimit.
Në rast emergjence apo për të raportuar shkelje që pengojnë qarkullimin, qytetarët mund të telefonojnë 112, ose të kontaktojnë patrullat e Policisë në zonë.









