Një çerek shekulli pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Bill Clinton dhe Hillary Clinton do të dëshmojnë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, në kuadër të hetimit për Jeffrey Epstein.
Sipas mediave amerikane, pas disa muajsh refuzimi me argumentin se procesi kishte motive politike, çifti Clinton pranoi të paraqitet pasi u bë e qartë se mund të përballeshin me akuza për shpërfillje të Kongresit.
Dëshmia do të zhvillohet nga New York-u, ku ata jetojnë, përmes lidhjes video. Hillary Clinton do të dëshmojë e para, ndërsa Bill Clinton një ditë më vonë. Seancat do të jenë me dyer të mbyllura, ndaj mbetet e paqartë se sa informacion do të bëhet publik.
Sipas dokumenteve të publikuara më herët nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, emri i Bill Clinton shfaqet në materialet e hetimit, ndërsa raportime të mëparshme kanë përmendur përdorimin nga ana e tij të avionit privat të Epstein disa herë.









