VENDIM-SHQYRTIMI/ Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK – pasi e riktheu në detyrë, Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e Veliajt

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me kërkesën për heqjen e masës së sigurisë të vendosur nga SPAK. Burime për median bëjnë me dije se Kolegji kompetent, i mbledhur ditën e sotme, ka vendosur ta kalojë kërkesën për shqyrtim në seancë.

Aktualisht nuk është përcaktuar ende data se kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankimit.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit ligjore, pasi më 31 tetor Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt nga detyra.

Ndërkohë, hetimet e SPAK pretendojnë se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar fonde të paligjshme në lidhje me ushtrimin e funksionit të kryebashkiakut.