SKEMA/ Si “Luis-i”, bosi spanjoll i kriptomonedhave pastronte miliona euro në Shqipëri së bashku me gruan dhe babain e tij! 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masën e sekuestros ndaj bizneseve dhe pasurive të shtetasit spanjoll Alvaro Romillo Castillo, i dyshuar si pjesë kyçe e një skeme të gjerë ndërkombëtare mashtrimi dhe pastrimi parash, nga e cila dyshohet se janë përfituar rreth 30 milionë euro.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar dy pasuri të paluajtshme në Zonën Kadastrale nr. 1481 në Dhërmi, Vlorë: një tokë kullotë me sipërfaqe 13.66 hektarë në vendin e quajtur Kolia dhe një tjetër tokë kullotë me sipërfaqe 9.5 hektarë në vendin e quajtur Megali-Langadhea, si dhe shoqëritë “Wortend”, “Wingwort” dhe “Wortnova”, dy automjete (Toyota Land Cruiser dhe Mercedes Benz AMG G 63), si edhe të gjitha llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive.

Sipas hetimeve, babai i tij Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e këtij të fundit, Mihaela Munteanu Manole, dyshohet se kanë ndërtuar dhe drejtuar një skemë mashtrimi përmes krijimit të kompanive fiktive në disa shtete, përfshirë Spanjën, Portugalinë, Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe Estoninë, duke fshehur qarkullimin e parave dhe duke realizuar transferta financiare të dyshimta.

Në territorin shqiptar, aktiviteti dyshohet se është kryer përmes shoqërisë “Wingwort” sh.p.k. dhe dy shoqërive të tjera të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me objekt veprimtarie në fushën e turizmit, menaxhimit të hoteleve, godinave dhe pasurive të paluajtshme, si dhe shërbime agjencie turistike.

Këto shoqëri kanë lidhur kontrata shitblerjeje dhe kanë blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me çmime dukshëm më të ulëta se vlera e tregut, përmes marrëdhënieve tregtare me shoqëri të huaja të regjistruara në Bullgari, Sllovaki, Malajzi (Labuan – zonë offshore).

Nga verifikimet rezulton se subjektet ushtronin të njëjtin aktivitet, kishin të njëjtën adresë dhe administratorë të njëjtë, ndërsa aktualisht figurojnë me status “pezulluar”, çka përforcon dyshimet për një aktivitet të përbashkët ekonomik dhe përdorim formal të shoqërive për fshehje dhe transferim të të ardhurave me origjinë kriminale, vepra që dyshohet se përbën “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Domingo Romillo Iriarte është gjithashtu nën hetim nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me aktivitetet e tij financiare ndërkombëtare dhe kompaninë Madeira Invest Club.

Në qendër të skemës qëndron Alvaro Romillo Castillo, i njohur në rrjetet e koduara me pseudonimet “Luis” ose “Cryptospain”, i cili komunikonte me klientët përmes platformës Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro pa u identifikuar.

Dy kompani të tjera, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Tiranë në qershor 2024 në rrugën “Teodor Keko”, pa zhvilluar aktivitet real; “Wortned” ishte në pronësi të vetë Alvaro Romillo Castillo, ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të Mihaela Munteanu Manole, me administrator të përbashkët Domingo Romillo Iriarte.

Kompanitë në Shqipëri

Të dhënat zyrtare tregojnë se Albaro Romillo Castillo, “Luisi”, si edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, kanë krijuar dy kompani në Shqipëri, në vitin 2024.

Shoqëritë “Wortned” dhe “Wortonova” janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në të njëjtën datë, në 6 qershor 2024. Adresa e tyre është e njëjtë: Rr. Teodor Keko, pranë Astrit, në Tiranë.

SKEMA/ Si “Luis-i” BOSI spanjoll i KRIPTOMONEDHAVE pastronte MILIONA

Aktiviteti është i njëjtë: “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja dhe manaxhimi i hoteleve, e godinave dhe ambjenteve në të cilat ushtrohet aktivitet hotelier…”.

Kompania “Worned” është në pronësi të Alvaro Romillo Castillo. Shoqëria tjetër, “Wortonova” është në pronësi të një shtetasi me origjinë rumune, Mihaela Munteanu Manole, ndërkohë që administratori është i njëjti në të subjektet- Domingo Romillo Irarte, babai i Alvaros.

SKEMA/ Si “Luis-i” BOSI spanjoll i KRIPTOMONEDHAVE pastronte MILIONA

Shoqëritë e pezulluan aktivitetin e tyre shumë shpejt. “Worned” vendosi pushimin e përkohshëm në janar 2025, ndërsa “Wortonova” vetëm në 15 Tetor.

Vetëm një ditë më pas, Qendra Kombëtare e Biznesit regjistroi urdhërin e sekuestrimit, të miratuar nga Gjykata e Posaçme në 2 Tetor të këtij viti.

SKEMA/ Si “Luis-i” BOSI spanjoll i KRIPTOMONEDHAVE pastronte MILIONA

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike, të paktën deri tani, arsyet e bllokimit të shoqërive me pronarë spanjollë. Megjithatë, të dhënat për skemën e dyshuar mashtruese “Madeira Invest Club” gjenden të raportuara në median spanjolle, duke nisur prej Tetorit të vitit 2024.

Hetimi i Zyrës së Letrave me Vlerë në Spanjë mori një popullaritet në media, sidomos pas dyshimeve se në të është përfshirë si “klient-investitor” eurodeputeti Alvaro Perez. Ky i fundit i ka mohuar akuzat e autoriteteve.

“Skema” e pastrimit të miliona eurove

Në shtator të vitit 2024, “Madeira Invest Club” njoftoi mbylljen e saj, sapo Komisioni Kombëtar i Letrave me Vlerë në Spanjë hartoi raportin për skemën e dyshuar mashtruese, siç publikoi gazeta spanjolle “El Confidential” në atë kohë.

Në një video të shpërndarë në rrjetin “Telegram”, personazhi i maskuar pas biznesit, i njohur zakonisht si “Luis” apo “Cryptospain”, njoftoi klientët për mbylljen e biznesit. Ai e argumentoi pushimin e aktivitetit me hetimin e nisur ndaj kompanisë.

SKEMA/ Si “Luis-i” BOSI spanjoll i KRIPTOMONEDHAVE pastronte MILIONA

Menjëherë pas këtij mesazhi video, shumë investitorë në platformën “Madeira” konstatuan se kishin dalë jashtë funksionit të gjithë llogaritë e grupit në rrjete sociale dhe faqet e internetit nuk punonin më.

Në mesazhin video, personazhi “Luis” ftonte klientët që të përdornin një linjë të dedikuar në “Telegram”, ku do të jepeshin informacione më të detajuara.

SKEMA/ Si “Luis-i” BOSI spanjoll i KRIPTOMONEDHAVE pastronte MILIONA

Luis-i” shpjegon se të gjithë investitorët e tij duhet të dërgojnë të gjitha të dhënat e tyre personale në atë adresë email-i, pikërisht informacionin që kompania u kishte garantuar më herët se nuk do t’u nevojitej.

Si një kampion i privatësisë dhe një ekspert në shmangien e taksave, “Luis” e reklamonte si pikën e tij më të fortë faktin që klientët nuk do të identifikoheshin dhe, rrjedhimisht, mund të shmangnin lehtësisht hetimet e supozuara për shmangie taksash.

Nuk është “Luis”, është Alvares

Mediat në Spanjë kanë bërë një profil të zgjeruar për personazhet dhe mënyrën se si funksiononte rrjeti “Madeira Invest Club”.

Sipas tyre, pas personazhit të maskuar “Luis” ishte Alvaro Romillo Castillo.Babai i tij, Domingo Romillo Iriarte, u shfaq në faqen e internetit të “Madeira Invest Club”.

Kushdo që donte të paguante për anëtarësimin e tij me një transfertë bankare, duhej ta bënte këtë në llogarinë e Romillo Senior (babai), e cila ndodhej në Portugali.

Megjithëse faqet e internetit të MIC dhe Cryptospain pretendonin se ishin të regjistruara në Neë Mexico dhe Orlando me kompani fiktive, llogaria që kërkonte paratë ishte në emër të njërës prej kompanive të Romillo-ve, “Sabroso Lda”, me seli në Viseu (Portugali).

Vetë Domingo ka edhe një kompani tjetër të lidhur me bizneset e Cryptospain dhe të vendosur në Estoni: “Elusionlegal OÜ”.

Rrrjeti “Madeira Invest Club” kishte edhe të paktën dy shoqëri në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkohë, në një prej adresave të deklaruara nga kompania “Wortonova” në Tiranë, aktualisht gjendet një tjetër kompania, “B…D…A”.

Ajo është në pronësi të dy shtetasve spanjollë, S.M e F.V, është hapur në të njëjtën kohë dhe ka shënuar si objekt të aktivitetit përshkrim thuajse identik me dy shoqëritë e tjera “shqiptare” të Alvaro Romillo Castillo.