PUBLIKIMI/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubio – Trump riktheu sovranitetin dhe respektin ndërkombëtar të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, kushtuar një viti të presidencës së Donald Trump, ku vlerësohet roli i tij në forcimin e sovranitetit amerikan dhe pozitës ndërkombëtare të SHBA-së.

Në deklaratën e shpërndarë, Rubio thekson se nën udhëheqjen e Trump, Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer autoritetin e tyre në arenën globale, duke ndjekur, sipas tij, parimin e “paqes përmes forcës”.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan përmes një udhëheqjeje të guximshme dhe vendimtare. Falë kësaj qasjeje, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen dhe interesi i popullit amerikan vihet gjithmonë i pari. Premtime të dhëna, premtime të mbajtura”, shprehet Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Mesazhi vjen në kuadër të komunikimeve zyrtare të diplomacisë amerikane, duke reflektuar qëndrimin e administratës Trump mbi politikat e saj të brendshme dhe të jashtme gjatë vitit të parë të mandatit.