GJKKO VENDOS/ Agron Shehaj nuk shpifi ndaj Adriatik Lapajt kur e akuzoi për marrje parash nga krimi i organizuar – kreu i “Mundësisë” gjobitet për fyerje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në procesin e nisur pas deklaratave të tij publike ndaj kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, deklaratat e Shehajt, në të cilat ai akuzonte Lapajn për marrje parash nga krimi i organizuar, nuk përmbushin elementët ligjorë të veprës penale të shpifjes.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme e gjeti Shehajn fajtor për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh. Në arsyetimin e vendimit thuhet se deklaratat përbëjnë fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt, por jo shpifje në kuptimin penal.

Mbetet për t’u parë nëse palët do ta ankimojnë vendimin në Apelin e GJKKO-së.