Ndeshjet e javës së 22-të të Premier League dhuruan spektakël dhe gola të shumtë, me disa rezultate surprizë që ndryshuan panoramën e renditjes.
Burnley befasoi Liverpoolin, duke e ndalur në barazim 1-1, në një përballje ku Armando Broja u aktivizua si titullar dhe dha kontributin e tij në repartin ofensiv.
Ndërkohë, Chelsea u rikthye te fitorja, duke mposhtur Brentfordin me rezultatin 2-0 në “Stamford Bridge”. Golat e suksesit për londinezët u realizuan nga João Pedro dhe Cole Palmer.
Zhgënjim për Tottenhamin, i cili u mund 1-2 në derbin ndaj West Ham, ndërsa Sunderland arriti një fitore me të njëjtin rezultat kundër Crystal Palace.
Në sfidën tjetër të ditës, Leeds mori tri pikë të rëndësishme, duke fituar minimalisht ndaj Fulham.









