Ish-deputeti Ervin Salianji është parë në protestën para kryeministrisë mbrëmjen e kësaj të hëne nën shoqërinë e deputetëve të PD-së.
Teksa kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar më herët që foltoret do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, burime për mediat bëjnë me dije se Ervin Salianji do të nisë tubimet të mërkurën në qytetin e Durrësit.
Në protestën e sotme para kryeministrisë janë parë deputetët Gazment Bardhi, Isuf Çela, Xhelal Mziu, Klevis Balliu, Tritan Shehu, Ivi Kaso, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.









