REAGIMI I BE/ Brukseli përgatit sanksione ndaj Bjellorusisë – shkak sulmi hibrid ndaj Lituanisë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të hënën se BE-ja po harton sanksione kundër qeverisë së Presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për shkak të një fushate “hibride” që përfshinte futjen e balonave të kontrabandistëve në hapësirën ajrore lituaneze.

Ajo tha se “situata në kufirin me Bjellorusinë po përkeqësohet, me rritjen e ndërhyrjeve të kontrabandës së balonave në hapësirën ajrore të Lituanisë”.

“Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkës është plotësisht i papranueshëm”, shkroi von der Leyen në X pas bisedimeve me Presidentin lituanez Gitanas Nauseda.

“Ne po përgatisim masa të mëtejshme sipas regjimit tonë të sanksioneve”, tha ajo.