REAGIMI/ I relaksuar pasi Kushtetuesja i riktheu në detyrë Ballukun – Rama komentoi vendimin: U eliminua një precedent i rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Rama tha se vendimi i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional, jo vetëm mbi këtë rast por mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të sistemit të ri të drejtësisë”, tha Rama