Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar kryedemokratit Sali Berisha dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike
Por dorëheqja është refuzuar mbrëmjen e sotme nga lideri i PD-së, Sali Berisha.
Mësohet se Gjekmarkaj ka pranuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PD, se firma për Endri Shabanin për Avokat të Popullit ishte një gabim, dhe në kuadër të kësaj ka dhënë edhe dorëheqjen, por gjithsesi dorëheqja nuk është e parevokueshme, pasi e ka lënë atë në dorë të vendimit të Sali Berishës.
“Vendimi për ta pranuar ose jo dorëheqjen mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, ndërsa dorëheqja e tij është refuzuar nga Berisha.
Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj, ka postuar në rrjetet sociale fjalën që ka mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të selisë blu.
Duke përshëndetur dorëheqjen e Gjekmarkajt, Ahmetaj ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhit, i cili veç të tjerash mban mbisipër dhe barrën e rëndë të humbjes turpëruese në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 Majit.
Bardhi gjithashtu dyshohet fort në partinl e Sali Berishës se në takimet e tij me faktorin ndërkombëtar mbështet qëndrimet e tyre në lidhje me lidershipin e konsumuar të Sali Berishës (babit të Zenit), duke i mëshuar faktit që ai është një person i sanksionuar “non grata” nga SHBA e Britania e Madhe e si i tillë nuk shihet as si fitues dhe as si partner i dëshirueshëm i partnerëve tanë strategjikë.
Për të mbuluar sulmin ndaj Bardhit dhe hequr çdo paragjykim për të ngjarë e gjitha me një gjuheti shtrigash, Bislim Ahmetaj njëkohshëm ka kërkuar dhe largimin e Flamur Nokës, që si njeri i afërt me Berishën, për ta bërë dhe më të ekspozuar e më të brishtë Gazmend Bardhin para përgjegjësisë, nuk është asfare çudi që të dorëhiqet nga posti i sekretarit të përgjithshëm në ditët dhe javët në vijim.
Postimi i Bislim Ahmetajt:
“Doktor ju duke qenë politikan profesionist dhe me përvojë të gjatë, jeni gjithmonë i kujdesshëm dhe ashtu siç flisni me fjalë, flisni edhe me gjeste për publikun.
Sot e paske nxjerrë Flamurin në krah të majtë, ndryshe nga takimet e tjera ku ai i çel takimet, i jep dhe ja heq fjalën cilitdo në këtë mbledhje.
Ndërsa zoti Bardhi nuk e di për çfarë arsye mungon sot (ishte në Amerikë) po i paske lënë vendin bosh në krahun tuaj të djathtë.
E përshëndes dhe e vlerësoj me shumë respekt afrimin e dorëheqjes së zotit Gjekmarkaj, këtë veprim duhet ta kryej edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i Grupit Parlamentar, për shkak të organizimit krejtësisht të ç’organizuar dhe anarkisë që është krijuar në lidershipin e PD-së prej muajsh.
Njëra prej arsyeve se pse ata duhet të japin dorëheqje është edhe dhënia e firmave “pa doganë” për një zog të rritur në stabilimentin e Xhorxh Sorosit.
Është e papranueshme që grupi parlamentar i PD-së të shërbej si “fermë surrogacie” për të prodhuar drejtues të institucioneve të pavarura nga ferma e Sorosit me firmat e deputetëve demokrat.
Ky nuk ishte një gabim, ky është një faj dhe fajet ndëshkohen, nuk shërohen me ndjesa fb-je.
Doktor ju me dashje, apo pa dashje i keni fut në të njëjtin thes si mercenarët edhe misionarët.
Ai që ishte mercenar dje është shndërruar në misionar sot dhe anasjelltas…
Për ti dhanë zë, fuqi dhe besim protestave, duhet sa më shpejt të jetë e mundur të thërrasim Këshillin Kombëtar, i cili ka tagrin të marrë vendimin për drejtimin që duhet të marrë Partia Demokratike. Që të jemi të besueshëm para Këshillit Kombëtar duhet t’i shkojmë atyre me dorëheqjen e Sekretarit i Përgjithshëm dhe Kryetarit të grupit Parlamentar si dhe atë të z. Agron Gjekmarkaj i cili lirisht dhe me vullnet të lirë ja afroj kryesisë…”, ka deklaruar Bislim Ahmetaj.









