“Fajin e ka Lulzim Basha”- Një ditë pas pazarit të rradhës me Ramën për Shabanin, Berisha nga Elbasani flet për 2021: I thashë kryetarit të mbrojë votën, por ai u mor me gjëra të tjera…!

Kryetari i partisë Demokratike mbajti takimin e radhës për Foltoren në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga qindra qytetarë dhe deputetët e qarkut.

Në fjalën e tij ai theksoi se qeveria “Rama” përdori gjithçka për të vjedhur zgjedhjet e 11 majit, por opozita nuk u dorëzua dhe mbajti zotimin për të mbrojtur votën e lirë, duke denoncuar makinerinë shtetërore te ndërkombëtarët me prova.

Madje ai kujtoi edhe disa episode të kaluara, një prej tyre për zgjedhjet e vitit 2021, ku përsëriti se edhe ato u vodhën nga qeveria e Edi Ramës, por edhe pse e denoncoi dhe i kërkoi ish-kryetarit Lulzim Basha që të dilte të mbronte votën, ai nuk e përmbushi misionin dhe u largua.

“Në mënyrë absolute Rama i rrëmbeu me dhunë zgjedhjet, me forcë, me mjete të ligjshme e të paligjshme. Por e kisha thënë se do mbroj votën, e kisha bërë njëherë unë atë më 2001, betejë e vështirë. Edhe më 2021 i vodhi zgjedhjet ai, aq sa dha i mori, shkruajta edhe artikull se vota vdiq pa hyrë në kuti. Thirra kryetarin e partisë dhe i thashë se do mbrojmë votën, por ai u mor me gjëra të tjera dhe iku”, tha Berisha.