Policia e Tiranës ka dalë me një njoftimim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur një nate më parë, ku një autobus i i “Green Line” përplasi një 18-vjeçare me biçikletë. Blutë bëjnë me dije se nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në autobus.
Sipas policisë shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe. Më pas autobusi u përplas edhe me dy automjete të parkuara dhe si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe tre persona që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.









