“ZBUTET” ASHM/ Vetëm një ditë zgjati “stuhia në gotë” e opozitës për të bojkotuar komisionet parlamentare – deputetët e Sali Berishës u rikthehen karrigeve të tyre

Deputetët e Aleancës Madhështore u rikthehen karrigeve të tyre në komisionet parlamentare. Krejt ndryshe nga një ditë më parë kur ju bindën një sms-je të Gazmend Bardhit për t’i bojkotuar aktivitetet e Kuvendit, sot ligjvënësit e ASHM janë parë në thyerrje të vendimit duke qënë prezentë në komisionin parlamentar të sigurisë ku raportonte Ministra e Brendëshme Albana Koçiu.
Me sa duket deputetëve të opozitës të ndodhur nga njëra anë përballë interesit të tyre për të marrë pjesë nëpër mbledhje komisionesh parlamentare për efekt pagese dhe nga ana tjetër përballë presionit të mbështetësve të tyre të lënë prej 12 vitesh në opozitë, të cilëve u kërkojnë qëndresë, kandari i vendim-marrjes u ka peshuar nga e para, pra nga vetja.

Gjithsesi mbetet të shohim se sa do t’i qëndrojnë dhe vendimit tjetër të tyre për të ndërtuar 1 herë apo dy herë në javë, sipas mundësive të Platformës pa Çadër përpara kryeministrisë, sepse sa u përket protestave të premtuara, me atë frymë mosbesimi që u reflektua tek bojkoti i zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit, me gjasë do mbeten në kalendat geke…