TRAGJIKE/ Zjarr në një shtëpi pensionistësh në Bosnje – humbin jetën 10 persona

Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi pensionistësh të martën në qytetin verilindor të Bosnjes, Tuzlë, ku la të paktën 10 të vdekur, raportojnë mediat vendase.

Sipas raportimeve, të paktën 10 persona u vranë kur zjarri shpërtheu në një nga katet e ndërtesës dhe rreth 20 persona të tjerë janë shtruar në spital.

Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje arritën anëtarët e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve të Tuzlës, me ndihmën e ekipeve nga Srebreniku, Zhivinica, Lukavaci dhe Kalesija, ndërsa shërbimet e urgjencës u angazhuan për të ndihmuar të prekurit.

Kryeministri Nermin Nikshiq e përshkroi zjarrin si “një katastrofë me përmasa të mëdha”, ndërsa një zëdhënës i qendrës klinike të Universitetit të Tuzlës tha se disa persona po trajtoheshin për helmim nga monoksidi i karbonit, tre prej të cilëve ishin në kujdes intensiv.

Zyrtarët në azilin e pleqve thanë se zjarri shpërtheu në katin e shtatë rreth orës 20:45 sipas orës lokale.

Ndërkohë, një banore, Ruza Kajic, e cila jeton në katin e tretë, tha se kishte shkuar për të fjetur kur dëgjoi “tinguj plasaritjeje” dhe pa flakë që binin nga katet e sipërme.

Sakaq, shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por zyrtarët boshnjakë thanë se një hetim do të kryhet sapo situata të jetë e qetë.