REAGIMI/ Demokrati Zohran Mamdani fiton Bashkinë e New York – Trump deklarohet pas humbjes së republikanëve: Fitoi se s’isha unë në fletën e votimit

Donald Trump ka komentuar mbi rezultatet zhgënjyese të republikanëve në zgjedhjet bashkiake të së martës, duke u distancuar nga humbjet që ai ia atribuoi faktorëve të jashtëm, siç është mbyllja e përkohshme e qeverisë federale dhe mungesa e tij në votime. Presidenti i Shteteve të Bashkuara përdori platformën e tij, Truth Social, të martën në mbrëmje për të komentuar mbi humbjet republikane, duke u përpjekur ta largajoë emrin e tij nga performanca zhgënjyese zgjedhore e partisë.

“TRUMPI NUK ISHTE NË FLETËVOTIM DHE MBYLLJA E ZGJEDHJEVE ISHIN DY ARSYET PSE REPUBLIKANËT I HUMBËN ZGJEDHJET SONTE”, shkroi Trump, duke cituar sondazhet pa i përmendur ato.

Kjo ishte deklarata e tij e parë publike që kur rezultatet e së martës treguan humbje për Partinë Republikane në garat kyçe. Trump kishte mbështetur kandidatin republikan për guvernator të New Jersey-t, Jack Ciattarelli, gjatë zgjedhjeve paraprake të partisë në fillim të këtij viti dhe kishte mbajtur fjalime online në mbështetje të kandidatëve në New Jersey dhe Virginia.

Megjithatë, ai nuk e kishte mbështetur në mënyrë të qartë kandidaten për guvernator të Virxhinias, Winsome Earl-Sears. Një ditë para zgjedhjeve, Trump u kishte kërkuar mbështetësve të tij të mbështesnin ish-guvernatorin e New York-ut, Andrew Cuomo, mbi republikanin Curtis Sliwa dhe demokratin Zohran Mamdani në garën për kryetar bashkie të New York-ut.

Menjëherë pas kësaj, Trump u përpoq ta zhvendoste vëmendjen drejt lajmeve më të favorshme, duke shkruar se intervista e tij në emisionin e së dielës “60 Minutes” “kishte shikueshmërinë më të lartë në vite. Siç raportohet nga revista Variety, intervista e Trump regjistroi vlerësimet më të larta për shfaqjen që nga episodi i 10 janarit 2021, i cili trajtoi sulmin në Kapitolin e SHBA-së.