“REBELIMI”/ Protesta e deputetëve të Berishës në Kuvend – kush janë deputetet që nuk i kthyen …. kurrizin Ramës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Kuvend. Teksa fjalën e mori kryeministri Edi Rama, deputetët demokratë nisën që t’i kthenin shpinën.

Por jo të gjithë deputetët i janë bindur urdhërit demokrat. Kjo pasi deputetja Greta Bardeli nuk ka lëvizur nga karrigia. Po ashtu dhe deputetja Jozefina Topalli, lëvizi pak, por nuk ia ktheu kurrizin plotësisht Ramës.