Aktivistja Xheni Karaj ka ironizuar kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka dalë kundër ligjit për barazinë gjinore. Me anë të një postimi në Facebook, Karaj ka publikuar një foto të disa viteve më parë me Metën, ku shkruan se vite më parë i lëpiheshin për një foto që të dukeshin progresivë.
Postimi i Plotë:
Paska thënë Meta nga errësira e burgut se: Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën. Me turp e nxjerr gjithmonë këtë foto kur na lëpiheshin ne aleatëve të dritës për një resme (fotografi) që të dukeshin progresivë dhe pro demokracisë e progresit.










