SHPERBLIMI/ I është premtuar “Avokati i Popullit” – Endrit Shabani dorëhiqet nga kryetar i “Nisma Thurjes” – më 11 Maj kreu suksesshëm misionin e vrasjes së shpresës tek politika e re

Endrit Shabani, ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë “Nisma Thurje”. Kjo lëvizje e Shabanit ka ardhur pas shpalljes së kandidaturës së tij për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Në fakt Shabani me figurën e shëmtuar bërë gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentarevtë 11 Majit, si një ndër disa prej politikanëve të rinj të servirur në tregun politik prej politikës së vjetër si “shëmbës” të tranzicionit, shërbeu në të vërtetë si vrasës i shpresës së shqiptarëve për lindjen e një politike vëertetë të re.

Në letrën drejtuar KQZ-së, Shabani njofton se brenda partisë janë organizuar zgjedhjet e reja, ku në krye të subjektit është zgjedhur Elton Canaj.

“Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.

Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike”, thuhet në letrën e depozituar në KQZ.

Letra e Shabanit:

I nderuar komisioner,

Përmes kësaj letre duam t’ju informojme se me daté 15 Tetor 2025, Z. Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të subjektit Partia Nisma Thurje. Pas krijimit të vakances, janë organizuar zgjedhjet për kryetar, dhe strukturat drejtuese të partisë kanë zgjedhur në krye të partisë Z. Elton Çanaj.

Që me datë 24 Tetor 2025 këto vendime janë depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrojmë në pritje të regjistrimit të tyre në regjistrin e partive politike.

Jua japim këtë informacion, pasi me datë 03 Nëntor 2025 është afati për dorëzimin e raportit të shpenzimeve të kryera nga subjekti Partia Nisma Thurje për zgjedhjet e përgjithshme të datës 11 Maj 2025. Sipas legjislacionit ky raport duhet të autorizohet edhe nga kryetari i partisë, por duke qënë se kryetari i mëparshëm ka dhënë dorëheqjen, ndërsa vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri ende nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike, jemi përpara një situate të veçantë. Sipas statutit të partisë Nisma Thurje, drejtimin e punëve të përditshme të partisë, si dhe përfaqësimi me të tretët ushtrohet nga Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, për të mos lënë asnjë ekuivok, përpara dorëzimit të dorëheqjes, kryetari i mëparshëm ka lënë edhe një autorizim të posaçshëm duke ia deleguar të drejtën e përfaqësimit në KQZ sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Për sa më sipër, për të respektuar afatet e vendosura nga KQZ dhe me synimin për të shmangur çdo penalitet që buron nga dorëzimi përtej afateve i raportit, po e depozitojmë raportin për shpenzimet e fushatës zgjedhore të 11 Majit 2025, me firmën e sekretarit të përgjithshëm dhe të financierit të partisë.