MESAZHI/ “Sali Berisha sot është i vetmi që bën opozitë” – Kryemadhi e ndarë nga Meta, por planet e tij: Nëse Ilir Meta lirohet, do i rikthehet zanatit si “kingmaker”

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e daljes nga burgu të bashkëshortit të saj, ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi vlerësoi ish-kryeministrin Sali Berisha si të vetmin që po bën opozitë reale në Shqipëri, duke e bërë këtë përballë vështirësive personale dhe familjare.

Duke folur për Metën, Kryemadhi tha se një dalje nga burgu do të sillte një “rigjenerim politik”, duke rikthyer rolin e tij aktiv në skenën politike. Sipas saj, arrestimi i ish-presidentit ka ndikuar negativisht në komunikimin e Partisë së Lirisë me bazën dhe ka dobësuar strukturat e brendshme.

“Sali Berisha është i vetmi që bën opozitë dhe e shoh që është vetëm fare, sado të mundohen të tjerë. Edhe ai ka marrë kosto familjare për këtë. Duke dalë Ilir Meta nga burgu bëhet një rigjenerim tjetër.

Nëse Meta del nga burgu, mendoj se do i rikthehet zanatit si kingmaker. Nëse del Ilir Meta, krijon një këndvështrim tjetër, sepse arrestimi i tij ka ndërprerë komunikimin me bazën në Partinë e Lirisë, e cila funksionon në marrëdhëniet me njerëzit,” tha ish-deputetja.