E PANDEHUR/ Balluku flet për të parën herë në Kuvend që nga marrja e saj nga SPAK nën hetim për korrupsion – Deputetet e Berishës dalin nga salla e ja lënë të lirë foltoren zv/kryeministres

Marrja e fjalës në Kuvend e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të parën herë që kur SPAK i ka komunikuar asaj akuzën si e pandehur, çuditërisht nuk i ka revoltuar deputetët e Sali Berishës që ndryshe nga herët e tjera ja kanë lënë asaj të lirë foltoren duke dalë nga salla.

Pasi deputetët e PD-së braktisën sallën, ligjvënësi i opozitës Agron Shehaj ndërhyri duke i ndërprerë fjalë ministres së Infrastrukturës.

“Balluku në SPAK”, shkruhej në një pankartë që kreu i Partisë “Mundësia” mbante në duar.

“Ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme, ulu që të mos kalojmë tek masa e katërt”, iu drejtua Niko Peleshi.

“Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që flet..” u shpreh Balluku.