AKSIDENT AJROR/ Rrëzohet një aeroplan në Nju Jork – humb jetën piloti, plagoset pasagjeri (VIDEO)

Një aeroplan u rrëzua të premten në mëngjes në Qarkun Saratoga në Nju Jork. Nga ky aksidentin ka mbetur i vrarë piloti dhe është plagosur rëndë një pasagjer. Rrëzimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit në Wyndham Way në qytetin Milton, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti i Qarkut Saratoga aty pranë.

Hetuesit thonë se avioni me katër vende Mooney M20E i vitit 1964 goditi një pemë përpara se të ndalej jashtë një shtëpie. Një nga krahët e aeroplanit u ngatërrua në pemë përpara se të merrte flakë. Pronari i shtëpisë, John Clapper, tha se dëgjoi një zhurmë të lartë ndërsa punonte në kuzhinën e tij dhe nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur jashtë shtëpisë së tij.

AKSIDENT AJROR/ Rrëzohet një aeroplan në Nju Jork, humb jetën piloti, plagoset pasagjeri (VIDEO)