VIDEO-LAJM/ Tjetër grabitje spektakolare në Francë – sulmohet galeria e përpunimit të arit – grabitësit përdorin shkallë, kallash e uniforma policie

Njeri prej grabitesve te galerise
Një tjetër grabitje spektakolare është regjistruar në Francë, kësaj radhe shënjestër ka qenë një punishte ari. Një video virale po qarkullon online teksa shihen grabitësit e armatosur, të veshur me uniforma policie dhe duke nxjerrë nga një furgon i bardhë disa shkallë për tu ngjitur mbi gardhin e punishtes.

Punishtja Pourquery në Lyon të Francës është e specializuar për përpunimin e metaleve të çmuara. Sipas asaj që rrëfejnë dëshmitarët okularë, ata ishin të armatosur rëndë dhe me vete kishin dhe eksplozivë. Fillimisht ata thyen xhamat e laboratorit ku përpunoheshin metalet e më pas grabitën çfarë gjetën, i ngarkuan në furgon dhe u larguan me shpejtësi.

Grabitja ndodhi pothuajse dy javë pas asaj në Muzeun e Luvrit në Paris.

Por aventura e tyre nuk zgjati shumë pasi policia arriti të arrestonte 5 të dyshuarit si dhe të rikthente të gjithë mallin e grabitur. Sakaq, të plagosur lehtë mbetën 5 punonjës të galerisë.