VIDEO-LAJM/ Kampionati brazilian si në telenovela – gruaja merr me shpulla të shoqin pasi e gjen me të dashurën në stadium

Një ngjarje e pazakontë, e denjë për një telenovelë, ka ndodhur një ditë më parë në Brazil, në ndeshjen mes Sport dhe Ceara në Recife.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjet, shfaqet një grua e cila ka shkuar në stadium dhe ka gjetur atje të shoqin me të dashurën.

Gruaja e inatosur, nuk përmbahet jo vetëm me të sharat ndaj bashkëshortit të saj.

Ajo e merr me shpulla partnerin e saj në këtë skenë e cila është ndjekur me shumë kureshtje nga të pranishmit.