TRONDITESE/ Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte – humb jetën 32-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kunës në Shëngjin të Lezhës.

Nga informacionet paraprake, është zbuluar se një punëtor ndërtimi 32-vjeçar ka rënë nga lartësia e ndërtesës në të cilën po punonte. Si pasojë e goditjes së rëndë ai ka humbur jetën.

Polica ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.