TRAGJEDI E RENDE/ Tronditet New Jersey nga tragjedia – 2 adoleshentet pëplasen për vdekje me makinë nga shoku i tyre, i përndiqte prej kohësh

Një tragjedi ka tronditur këtë të hënë Cranfordin, New Jersey, ku dy vajza 17-vjeçare, Maria Niotis dhe Isabella Salas, u goditën për vdekje ndërsa po udhëtonin me një biçikletë elektrike. Sipas policisë, një SUV i zi i goditi ato dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shoferi i automjetit, si autori i dyshuar është arrestuar pak pas ngjarjes së rëndë.

Sipas CBS News, aksidenti ndodhi pak para orës 5:30 të pasdites së së hënës në Burnside Avenue, një rrugë e qetë banimi me një shpejtësi të kufizuar prej vetëm 40 kilometrash në orë. Pas goditjes së rëndë, dy vajzat u dërguan në një spital në gjendje kritike, por ndërruan jetë nga plagët e marra disa orë më vonë. Hetuesit vazhduan të mbledhin prova në zonë deri vonë në mbrëmje, duke u përqendruar në gjurmët e mundshme të këmbëve ose pamjet filmike të kamerave.

Të afërmit dhe miqtë e viktimave thanë se dy studentet e njihnin shoferin, e sipas tyre, kundër tij ishte ngritur një urdhër arresti, pas ankesave për ngacmim dhe përndjekje.

Autoritetet po u kërkojnë banorëve të kontrollojnë çdo pamje filmike të kamerës së sigurisë ose të kamerave të makinave që mund të ketë kapur Jeep Compass të zi me xhama të errët para, gjatë ose pas aksidentit. Besohet se pamjet filmike mund të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Lajmi për vdekjen e dy vajzave e zhyti në zi Cranfordin, një komunitet të vogël e të lidhur ngushtë.Që nga ajo mbrëmje, turma njerëzish; të afërm, shokë klase, miq dhe madje edhe të panjohur, kanë shkuar në vendngjarje, duke lënë lule dhe qirinj.

Policia po vazhdon të hetojë aksidentin dhe rrethanat e sakta të tragjedisë janë ende të paqarta. Komuniteti i shkatërruar i Cranford po përpiqet të qëndrojë pranë familjeve, duke kërkuar ngushëllim në unitet.