PARALAJMERIMI/ Izraeli u bën thirrje banorëve të Gazës: Mundësia e fundit për t’u larguar, kush qëndron do të shihet si “terrorist”! 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u bërri thirrje banorëve të Gazës që të zhvendosen nga zonat urbane sa më parë, duke shtuar se ky është paralajmërimi  i fundit. Katz shtoi se kushdo që mbetet në Gaza do të konsiderohet terrorist dhe mbështetës i terrorizmit.

“Njerëzit që do të mbeten do të përballen me operacionet e vazhdueshme të IDF-së me forcë të plotë. IDF ka përfunduar në orët e fundit kapjen e boshtit Netzarim deri në bregdetin e Gazës, duke e ndarë në mënyrë efektive Gazën midis veriut dhe jugut. Kjo e shtrëngon rrethimin rreth Qytetit të Gazës dhe kushdo që e lë atë në drejtim të jugut do të duhet të kalojë nëpër pikat e kontrollit të inspektimit të IDF”, tha ai.

Kujtojmë se Izraeli nisi një sulm të ri në Qytetin e Gazës, pavarësisht thirrjeve të përhapura për të ndaluar sulmin e tij. IDF-ja Ka shembur ndërtesa të larta dhe ka bombarduar zonën me sulme ajrore, duke u afruar nga periferitë, drejt asaj që e konsideron bastionin e fundit të Hamasit në Gaza.