Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka zhvilluar mbledhjen e parë atë të konstituimit.
Në këtë mbledhje, Xhafaj deklaroi se përgjegjësitë kryesore të komisionit lidhen me monitorimin e strategjive dhe vendimeve të kuvendit, shqyrtimin e peticioneve të qytetarëve dhe mbikëqyrjen e ligjeve nga ekzekutivi dhe institucionet e pavarura.
Raportimet e këtyre të fundit do të zhvillohen në mbledhje të përbashkëta me komisionin e ligjeve. Opozita ngriti shqetësimin për paqartësitë që lidhen me drejtimin e mbledhjeve të përbashkëta.









