KRITIKA/ Mund të kenë pasoja të gjera për rajonin’ – Rusia ndërhyn në sulmin amerikan ndaj anijes së dyshuar për drogë pranë Venezuelës dhe e dënon atë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kritikoi të dielën sulmin amerikan ndaj një anijeje që dyshohet se transportonte drogë të paligjshme pranë brigjeve të Venezuelës.

Ai tha në një telefonatë me homologun e tij venezuelian Yvan Gil, se Moska e dënoi fuqishëm sulmin.

“Ministrat shprehën shqetësim serioz për veprimet në rritje të Uashingtonit në Detin e Karaibeve, të cilat mund të kenë pasoja të gjera për rajonin”, tha Ministria e Jashtme Ruse në një deklaratë.

UNICEF thotë se 85 milionë fëmijë në mbarë botën nuk ndjekin shkollën

Katër persona u vranë në sulmin e 3 tetorit ndaj anijes, që Uashingtoni e akuzoi për transportimin e “sasive të konsiderueshme narkotike – të drejtuara për në Amerikë për të helmuar popullin tonë”, raporton Reuters.

Më herët, Sekretari Hegseth tha se inteligjenca ushtarake, “pa dyshim”, konfirmoi se anija po trafikonte narkotikë, njerëzit në bord ishin narko-terroristë dhe po vepronin në një rrugë të njohur tranziti për trafik narkotikësh.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se varka ishte “e ngarkuar me drogë të mjaftueshme për të vrarë 25 deri në 50 mijë njerëz”.