“ZBUTET” ASHM/ Legjislaturë e re, avaz i vjetër – seancën për sy të publikut e bojkotuan, por ndryshimet i pranuan – Berisha çon 4 EMRAT që do të drejtojnë komisionet e opozitës 

Grupi parlamentar i PD ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore që do të drejtojë opozita në Kuvend.

Pavarësisht se kundërshtoi propozimet e Edi Ramës, kreu i PD-së pas seancës së Kuvendit iu “bind” kryeministrit teksa publikoi edhe emrat që do të drejtojnë këto komisione.

Emrat u caktuan gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu mesditën e sotme.

4 komisionet që do të drejtohen nga opozita:

Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 

Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Kujtojmë që me propozimin e Berishës, demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.

Kush janë nënkryetarët e opozitës:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

Kush janë kryetarët e komisioneve që do të drejtojë PS:

Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut –Ulsi Manja

Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme – Igli Hasani

Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia) – Blendi Klosi

Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat – Milva Ekonomi

Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare – Bledi Çuçi

Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore – Anila Denaj

Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

Kryetar i komisioni Nisama Qytetare –Fatmir Xhafaj

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare. Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.

Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.