AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy automjete në aksin Fier -Lushnjë; raportohet për 1 të vdekur – zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë pasagjerët..(FOTO)

Një grua pasagjere ka humbur jetën mesditën e kësaj të marte në autostradën Fier-Lushnjë, pasi mjeti në të cilin ajo udhëtonte bashkë me vajzën e saj, është përplasur nga një mjet tjetër tip Citroën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti BMW X6, siç shihet dhe nga pamjet, ka përfunduar në trafikndarëse.

BMW X6 përfundon në trafikndarëse, zjarrfikësit

Policia, ekipet mjekësore dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes, në vendin e quajtur si Kthesa e Vajkanit, por fatkeqësisht gruaja pasagjere në fuoristradën BMW X6 ka ndërruar jetë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke prerë trupin e mjetit, por sërish përplasja ka qenë fatale.

BMW X6 përfundon në trafikndarëse, zjarrfikësit

Gruaja që ka mbetur viktimë, identiteti i së cilës nuk është bërë ende me dije, udhëtonte bashkë me vajzën e saj që ishte shofere. Në afërsi të Vajkanit, ato janë përplasur nga një mjet Citroën, që drejtohej nga një shtetas i huaj.

BMW X6 përfundon në trafikndarëse, zjarrfikësit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmën e nevojshme mjekësore.  

Galeria fotografike (

1/3

)