“ULTIMATUM” I TRUMP/ Presidenti i SHBA i bën thirrje Hamasit: Pranoni kushtet, dorëzoni pengjet dhe lufta mbaron

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lëshuar një “paralajmërim të fundit” ndaj Hamasit, duke i bërë thirrje të pranojë marrëveshjen për lirimin e të gjithë pengjeve nga Rripi i Gazës.

“Izraelitët kanë pranuar kushtet e mia. Është koha që edhe Hamasi t’i pranojë,” shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social. Ai paralajmëroi për pasoja të rënda nëse grupi palestinez e refuzon marrëveshjen. “Kjo është paralajmërimi i fundit. Nuk do të ketë një tjetër,” tha ai me tone të ashpra.

Deklarata e Trump erdhi pak kohë pasi ai u prit me reagime të përziera, si duartrokitje ashtu edhe fishkëllima, në finalen e meshkujve të turneut US Open. Pamje të publikuara nga rrjeti televiziv ABC, pa zë, tregojnë Trump-in duke përshëndetur turmën e rralluar në stadium.

Organizatorët e turneut njoftuan se nisja e ndeshjes u shty me 30 minuta për shkak të kontrolleve të shtuara të sigurisë pas mbërritjes së presidentit amerikan.