TRANSFERIMI/ Onana pranon kalimin tek… – arrihet akordi mes klubeve

Andre Onana do të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Trabzonspor.

Klubi turk, kishte arritur akordin me Manchester United prej ditësh, për të marrë Onanën në huazim për një sezon.

Megjithatë pritej vetëm përgjigjja e lojtarit, i cili tani ka dhënë miratimin dhe do të niset drejt Turqisë.

Onana do të bëhet te Trabzonspor shok skuadre me Ernest Muçin. Sulmuesi shqiptar u transferua gjithashtu në huazim nga Besiktas, por me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.